XHORXHI, KURBAN BAJRAMI DHE VITI I RI

Xhorxhi është një burrë i cili i ka mbushur të pesëdhjetat nga jeta e tij dhe jeton në Uashington me gruan, djalin dhe vajzën e tij. Kur u afrua muaji Dhul Hixhe, Xhorxhi së bashku me familjen e tij filluan t’i përcjellin lajmet se kur do të fillon saktë dita e parë e Dhul Hixhes. Burri dëgjonte radion, gruaja i përcjellke lajmet satelitore, djali hulumtonte nëpër faqet Islame në internet. Kur u njoftuan për fillimin e ditës së parë të Dhul Hixhes familja filloi të përgatitet për pritjen e Kurban Bajramit i cili bie në ditën e dhjetë të muajit Dhul Hixhe pas qëndrimit në Arafat në ditën e nëntë.

Në ditën e dytë shkuan të gjithë së bashku në katund për ta blerë një dele të gjallë dhe për ta therur ditën e parë të Kurban Bajramit dhe ajo u zgjodh sipas parimeve dhe kushteve që i jep Islami sa i takon therjes. Pasi që e blenë delen e vendosën në pjesën e prapme të makinës dhe u nisën për në shtëpi. Gjatë rrugës delja filloi të nxjerr zërin e saj të ëmbël dhe vajza e Xhorxhit e cila ishte pesë vjeçare i përsëriste fjalët e deles dhe iu drejtua prindit të saj dhe i tha: Baba im, sa e mirë që është festa e Kurban Bajramit. Në këtë ditë e veshi fustanin e ri dhe marr shpërblime dhe shkoj me shoqet e mia në qytetin e lojërave dhe argëtohemi së bashku. Ah, sa të mira janë ditët e festës së Kurban Bajramit. Po të kishin qenë të gjitha ditët e vitit si ditët e Kurban Bajramit.

Kur arritën në shtëpi dhe e ndalën makinën,  gruaja i drejtohet burrit të saj dhe i thotë: Burri im i ndershëm. Unë me sa e kuptova se nga ritet e Islamit është që kurbani pëlqehet të ndahet në tri pjesë. Një të tretat ta japim lëmoshë për të varfërit dhe të mjerët, një të tretën tjetër t’ia dhurojmë fqinjëve tanë Dejvidit dhe Elizabetit dhe Monikës,  dhe një të tretat e fundit të mbeten për ne, të hamë nga ajo dhe ta ruajnë tjetrën për javët e ardhshme.

Kur erdhi dita e Kurban Bajramit e zgjodhën drejtimin e Qabesë për ta therur kurbanin e tyre dhe u vërtetuan mirë se a janë në drejtim të saj. Xhorxhi e mprehu mirë thikën, e drejtoi kurbanin kah Kibleja, e theri dhe filloi ta copëton mishin e saj. Kurse gruaja e tij filloi ta ndan mishin në tri pjesë sipas riteve Islame. Xhorxhi në këtë moment u ndal, bërtiti dhe tha: U vonuam për në kishë. Sot është dita e Diel dhe do ta na ikin ritualet e kishës. Xhorxhi asnjëherë nuk e linte shkuarjen në kishë çdo të Diele, madje kujdesej që ta merr me vete edhe gruan dhe fëmijët e tij.

Këtu mbaroi fjalimi i atij që e rrëfente këtë tregim.

Një nga të pranishmit e pyeti atë që e tregoi këtë tregim dhe i tha: Na hutove me këtë tregim!!! Xhorxhi a është musliman apo i krishterë??

Ai që e rrëfeu tregimin iu përgjigj: Xhorxhi nuk është musliman po është i krishterë. Ai dhe familja e tij nuk besojnë në një Zot po besojnë në tre zotëra dhe nuk besojnë se Muhamedi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, është vula e të Dërguarve dhe Lajmëtarëve.

Në mexhlis filluan muhabetet dhe filluan të rriten zërat derisa njëri nga të pranishmit tha: Ahmed, mos na gënjej. Kush beson se Xhorxhi dhe familja e tij e bëjnë këtë?? Si është e mundur që një i krishterë t’i praktikon ritet e Islamit dhe t’i përcjell mjetet e informimit dhe të kujdeset për njohjen e ditës së Kurban Bajramit dhe të blen dele nga pasuria e tij dhe ta shpërndan kurbanin … dhe … dhe …!!

Ahmedi i habitur dhe i buzëqeshur tha: O ju vëllezërit e mi dhe të dashurit e mi. Jam i bindur se ju nuk i besoni tregimit tim dhe nuk besoni se mundet të ekziston një rast i tillë në një familje të krishterë?? Ne jemi në një shtet musliman …. dhe Abdullahu, Muhamedi, Halidi, Hatixhja, Fatimja i festojnë festat e të krishterëve dhe të çifutëve. Ne e festojmë Vitin e Ri dhe Kërshëndellat, e festojnë Shën Valentinin dhe natën e shtrigave, dhe … dhe ….?? Për këtë arsye ne nuk duhet t’ia mohojmë Xhorxhit këto sjellje, po duhet t’ia mohojmë vetvetes dhe familjeve tona muslimane??

Unë kam jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më shumë se dhjetë vite … pasha Allahun nuk e kam parë një të krishterë apo çifut të feston ndonjë festë nga festat tona dhe nuk e kam vërejtur se ndonjëri nga ta ka pyetur për manifestimet dhe gëzimet tona. Unë festën e Fitër Bajramit e kam festuar në banesën time i vetëm dhe asnjëri nuk i është përgjigjur ftesës sime kur e kanë kuptuar se unë e festoj një festë Islame.

Këtë e vërejta gjatë qëndrimit tim në perëndim … kur u ktheva në vendin tim musliman i gjeta muslimanët se i festojnë festat e jomuslimanëve.

Allahu na ruajt dhe na udhëzoftë dhe s’ka ndryshim dhe s’ka forcë përveç me dëshirën e Allahut të Madhëruar.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU