Sipas @upleaks thuhet se pajisja e re mobile nga Xiaomi është koduar me emrin Hermes dhe e njëjta do të jetë e para në serinë e Redmi që do ta sjellë cilësinë e ekranit me 1080p.
Fatkeqësisht madhësia e ekranit ende nuk është bërë e ditur. Por ajo që dihet aktualisht është se pajisja do të bazohet në procesorin e MediaTek 6795 64-bit octa-core bashkë me 2GB RAM.
Kamera kryesore e Hermes thuhet se do të jetë me 13MP si dhe do ta përdor sensorin e Samsung, ISOCELL. Ndërsa në anën e përparme do të jetë kamera me 5MP dhe me OmniVision.
Burimet e @upleaks kanë thënë se trupi i modelit të ri të Redmi do të jetë nga metali, por ende nuk është konfirmuar një gjë e tillë. Në mesin e specifikave tjera do të jetë edhe mundësia e insertimit të dy sim kartelave, si dhe versioni i ri i Android, 5.0 apo 5.1 Lollipop. (Telegrafi)