Rtv Pendimi

Xiaomi do të zbuloj telefonin transparent Mi 9, në MWC 2019

Xiaomi do të zbuloj telefonin transparent Mi 9, në MWC 2019

Xiaomi njoftoi se do të ofrojë një njësi transparente Mi-9 Explorer Edition për Mi 9 të ardhshëm, ngjashëm me versionin transparent të telefonit Mi 8 të lansuar vitin e kaluar.

Megjithatë, këtë vit kompania pranon se “përbërësit” e dukshëm në brendësi të telefonit të ardhshëm nuk janë të vërtetë, por fletë alumini CNC, gdhendur që të duket si një version i stilizuar i pjesëve.

Vitin e kaluar, Xiaomi lansoi një version transparent të telefonit të saj Mi 8, Mi 8 Explorer Edition, i cili thuhej të kishte një pamje transparente të prapme për të zbuluar pjesët e brendshme të telefonit.

Sidoqoftë, “pjesët” ishin të rreme, u zbulua të ishin vetëm një pllakë që mbulonte pjesët reale.

Xiaomi pritet të njoftojë plotësisht Mi 9 në MWC 2019. /Telegrafi/

TË NGJAJSHME