Rtv Pendimi

Xiaomi e kalon rivalin Samsung, për tu bërë i pari në Kinë

Xiaomi e ka marrë kreun në tregun e telefonave të mençur në Kinë, duke lënë pas rivalët e saj gjigant sikurse Samsung dhe Apple, thotë raporti i ri i IDC.

Pas një rritje marramendëse prej 150 për qind në tremujorin e fundit të vitit 2014, Xiaomi ka marrë një pjesë të tregut që arrin në 12.5 për qind, apo 5 për qind më shumë sesa në vitin 2013.

Në ndërkohë, pjesëmarrja e Samsung ka rënë në 12.1 për qind nga 18.7 për qind. Një raport i mëhershëm nga Canalys tha se Xiaomi është bërë prodhuesi i tretë më i madh në botë për telefonat e mençur mobil.

Më pas edhe disa analiza tjera të tregut sugjerojnë se Apple e ka kaluar rivalin e saj Samsung, për tu bërë prodhuesi numër 1 në botë, pas suksesit të jashtëzakonshëm të iPhone 6 dhe 6 Plus. (Telegrafi)

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH