Xiaomi përgatitet për Mi 5

Modeli i shumë-pritur i Xiaomi Mi 5 thuhet se do të jetë pasardhësi i telefonit të famshëm Mi4, dhe për të cilin tashmë thuhet se ka një datë të mundshme të lansimit.

Sipas raportit të GizmoChina, e cila e ka cituar drejtorin e kompanisë Xiaomi, Lei Jun,thuhet se prodhuesi i famshëm kinez zhvillon deri në 6 modele prototip të telefonave para se të arrijë në modelin e saj të fundit, që në këtë rast është Mi 5 – dizajni i të cilit besohet se tashmë ka përfunduar.

Një postim i Gizmo China thotë se Xiaomi Mi 5 do të debutojë në tremujorin e fundit të këtij viti, edhe pse vetë Xiaomi ende nuk e ka dhënë asnjë konfirmim zyrtar rreth këtij raporti.

Mi 5 pritet të sjell karakteristika të përmirësuara që do të jenë të ngjashme me ato të Xiaomi Note Pro, i cili ofron këto specifika marramendëse:

Ekrani i Xiaomi Note Pro ofron ekranin me diagonalen prej 5.7” në IPS LCD të mbrojtur nga Gorilla Glass 3. Note Pro do të sjell edhe versionin më të ri të Android, Lollipop procesorin me 1.5GHz quad-core Cortex A53 dhe 2GHz quad-core Cortex A-57 CPUs, kamerën e pasme me 13MP, atë të përparmen me 4MP, 4GB RAM, memorien e brendshme me 64GB, rrjetin 4G LTE, HSPA, Bluetooth 4.0, Wi-Fi 2.0 dhe lidhjen për microUSB. Bateria e pajisjes ofron 3000 mAh Li-Ion. (Telegrafi)