Xiaomi promovon sërish telefonin e tyre të palosshëm

Xiaomi promovon sërish telefonin e tyre të palosshëm

dërsa Samsung përgatitet të lansojë Samsung Fold muajin e ardhshëm, dhe Huawei e përgatit konkurrentin e tyre në formën e Mate X, Xiaomi ka postuar në rrjetin social Weibo për të na dhënë një pamje të shkurtër për telefonin e tyre të ardhshëm.

Prodhuesi kinez ka marrë një qasje të ndryshme me prototipin e tij të palosshëm. Xiaomi paloset në dy vende të veçanta, duke e mbështjellë ekranin rreth pjesës së jashtme të pajisjes me nyje në të dyja anët e ekranit të shtrirë si tablet.

Xiaomi tregoi për herë të parë prototipin e telefonit të palosshëm në janar, kur Lin Bin, bashkë-themelues dhe president i kompanisë, shpjegoi se telefoni ishte një prototip që kompania do ta konsideronte ta vendoste në prodhim nëse kishte interes të mjaftueshëm.

Videoja më e re sugjeron se patjetër ka pasur interes të mjaftueshëm dhe Xiaomi është duke ecur përpara me prodhimin.

Kjo është emocionuese, sepse telefoni i palosshëm i Xiaomi mund të jetë shumë më i volitshëm se disa nga rivalët e tij.

Ndërsa Samsung Galaxy Fold do të kushtojë 1,799 £ në Mbretërinë e Bashkuar dhe 1,980 dollarë në SHBA, Mate X i Huawei do të kushtojë rreth £ 1,997, një raport javën e kaluar deklaroi se telefoni i palosshëm i Xiaomi do të shitet me pakicë për 999 dollarë në SHBA dhe 999 euro në Evropë. /Telegrafi/