Rtv Pendimi
Samet Tours
Good life Restaurant
auto lider
Politika fetare

YLEMAJA e Kosovës në krevat Prokusti?!

Muslim Shop

Tito kaherë ka vdekë dhe ai s’vjen kurrë më në Kosovë. Papa, po, Papa do ta vizitojë Shqipërinë. Por ky papë nuk është në asgjë si Titoja.

Atynehere, kur vinte Titoja në Kosovë, regjimi izolonte, burgoste e shtonte masat e vëzhgimit kundër të gjithë atyre që i kishte futur në listat e armiqve të Jugosllavisë, të kundërshtarëve të socializmit vetëqeverisës dhe të minuesve bashkim-vëllazërimit…

Pse tash Bajram Rexhepi dhe udba e re e Hashim Thaçit bëjnë gjëra të cilat i kanë bërë më parë regjimet gjakatare antipopullore ?!

A ka ndodhë ndonjëherë diku që një regjim, sado injorant e obskur të ketë qenë ai, që të kërcënojë sistematikisht e në fund, pa pasur pothuajse asnjë argument juridik, edhe të burgosë elitën e prijësve fetarë të vendit ?!

Krejt në fund të mandatit të tij tepër të sikletshëm, regjimi i shkërmoçur i Thaçi-Veselit mori një vendim fund e krye të çmendur : e hodhi në pranga ulemanë e Kosovës !

Pjesëtarët e ulemasë së Kosovës së bashku me qindra mijëra besimtarë muslimanë e së bashku me qindra pjesëtarë të xhematit të xhamive, imamët e të cilëve u paraburgosën, me autoritetin dhe me kapacitetin e tyre moral e intelektual paraqesin vlera të mëdha jo vetëm religjioze por edhe intelektuale të popullit shqiptar në Kosovë.

Ata janë filozofët më kompetentë të vendit tonë. Për herë të parë në historinë e Kosovës, sot ulemaja e saj, edhe në numër edhe në cilësi qëndron shumë më lart intelektualisht se sa elita politike. Atdhetarisht ulemaja e Kosovës ka qenë gjithmonë më lart dhe më përpara si dhe vetëdijshëm shumë më vizionare se sa servilët e regjimeve të ndryshme joshqiptare.

Pse persekutohet e pse burgoset sot ulemaja e Kosovës ? Pse sot feja islame e shqiptarëve është vënë në krevatin e Prokustit *?!

Nga ku i vjen regjimit i gjithë ky kollajllëk i palejueshëm i përtalljes dhe terrorizimit të ndjenjave fetare të njerëzve ?

Cili është, pos frikësimit e terrorit evident, qëllimi final i kësaj fushate ?

Çudi se si disa nga prijësit politikë të Kosovës, analfabetë sa s’ka ku shkon më tepër, në çështje të urrejtjes së shfrenuar antishqiptare ngjajnë aq bashkëvëllezër me famëkeqin Savë Batarja ?!

SQARIM :

Në mitologjinë greke është i njohur krevati i Prokustit. Atje ky i fundit atyre që gjymtyrët u kapërcenin krevatin, ua këpuste këmbët. Nëse tjetri kishte trupin e shkurtër, atëherë ua tërhiqte duke ia zgjatur deri në këputje.

Ekzston edhe një mit paralel : Prokusti kishte dy krevate, një të madh për trupshkurtërit dhe një tjetër të vogël për të gjatit. Masakrimit nuk mund t’i shpëtonte askush.

Në këso pozitash qenë gjendur shqiptarët nën regjimin shtypës komunisto-çetnik të Millosheviqit.

Në këso pozite e ka vu ulemanë e Kosovës edhe ky regjim pa legjitimitet i Kosovës.

Krejt në fund ! Sipas të njëjtës legjendë antike greke edhe vetë Prokustit fundi i jetës i erdhi i njëjtë si viktimave të tij… Vdiq nga masakrimet për shkak se njëri krevat edhe për tê ishte tepër i gjatë, e tjetri tepër i shkurtë, të dy, pra, të jokomodshëm e vdekjeprurës!

Salih Kabashi

Të ngjajshme

IRAKU

Kushtrim Guraj

Në Kosovë po ushtrohet inkuizicion shtetëror ndaj muslimanëve

Kushtrim Guraj

Solidar me këta burra të mëdhenj të Kosovës!

Kushtrim Guraj

Islami është zgjidhja

Kushtrim Guraj

Nicolas Blancho fjalim për polemikat e Ezanit në Kosovë

Kushtrim Guraj

A ka liri fetare në Kosovë?!

Kushtrim Guraj

SHOQËRIA NDËRKOMBËTARE DHE “LIGJI I XHUNGLËS”

Kushtrim Guraj

Kundër të gjitha parimeve demokratike!!!

Kushtrim Guraj

MODELI I UDHËRRËFIMIT PËR LIGJËRIMIN E SOTËM ISLAM

Kushtrim Guraj