Yndyra nuk është gjithmonë e keqe, por mund të ketë edhe dobi për trupin.
Qelizat e majme të cilat gjenden poshtë lëkurës na mbrojnë nga infeksionet dhe bakteret, shpjegojnë studiuesit e Universitetit të California (SHBA), nën drejtimin e Richard Gallo, në një studim të publikuar në revistën “Science”.
Adipocitet, të njohura ndryshe si qelizat me yndyrë në lëkurë, prodhojnë substanca antimikrobike, të cilat ndihmojnë për të larguar bakteret që tentojnë të hyjnë në lëkurë.
“Më parë mendohej se sapo të thyhej barriera e lëkurës, i takonte vetëm rruazave të bardha që të na mbronin nga infeksionet. Tashmë zbuluam se edhe qelizat staminale të yndyrosura luajnë rol të rëndësishëm për të na mbrojtur”, thotë Gallo.
Sipas tij, shkruan Noa, adipocitet prodhojnë antimikobe, dhe luftojnë bakteret.
Gjatë studimit një grup minjsh u ekspozuan ndaj Stafilococo aureo, një bakter përgjegjës për shumë infeksione, që shpesh rezistojnë ndaj antibiotikëve dhe brenda pak orëve, u vu re një rritje e numrit të qelizave me yndyrë të përqendruara në zonën e infeksioneve, të cilat luftonin bakteret dhe viruset./Telegrafi/