VidCon po vazhdon në zonën e Los Anxhelosit, ku YouTube njoftoi disa nga numrat e fundit statistikor. VidCon është një konventë ku yjet e famshëm të YouTube mund të takohen me adhuruesit e tyre dhe fansat e YouTube mund të shikojnë pajisjet më të fundit dhe frymëzimet e reja për të bërë video.
CEO i YouTube, Susan Wojcicki, dha disa metrika për suksesin e vazhdueshëm dhe rritjen e YouTube. Numri më i dukshëm ishte se YouTube ka 1.5 miliardë përdorues aktivë mujorë të regjistruar. Duke qenë se shumë njerëz nuk regjistrohen në YouTube, numri aktual i përdoruesve mujor të YouTube është edhe më i lartë.
Kompania gjithashtu tha se TV është media më e shpejtë në rritje në platformë, e cila është në sajë të adaptimit masiv të TV-ve të lidhur me Wi-Fi që sjellin YouTube në dhomën e ndenjes, e cila duhet të ketë nisur me lansimin e Google Chromecast në 2013.
Një statistikë tjetër thotë se njerëzit shikojnë mesatarisht një orë në ditë YouTube në një pajisje të lëvizshme dhe kjo është një sasi e çmendur e kohës së grumbulluar kur mendoni në spektër më të gjerë.