YouTube përgatit shërbimin me abonim dhe shikim të videove offline

YouTube përgatit shërbimin me abonim dhe shikim të videove offline

Google është duke u përgatitur për ta lansuar edhe një shërbim të ri të muzikës për YouTube, për të cilin do t’i ngarkojë përdoruesit me 9,99 dollarë në muaj për qasje në më shumë se 20 milionë këngë në formatin video dhe audio streaming dhe dëgjim të tyre edhe kur nuk ka internet.

I quajtur YouTube Music Key, shërbimi do të rivalizojë edhe me shërbimin e kompanisë Google, përkatësisht Google Play Music All Access, i cili thuhet se do të ri-brendohet Google Play Music Key, thuhet sipas një raporti të ri nga Android Police.

Përdoruesve do tu ofrohet një mundësi testimi prej 30 ditë, e cila do të jetë falas për qasje në YouTube Music Key, e cila përmban diskografinë origjinale të artistëve, dhe opsione tjera për tu dalluar nga rivalët e saj që ofrojnë shërbime të ngjashme.

Lidhur me shërbimin e Google ende ka shumë pyetje pa përgjigje, duke përfshirë edhe kohën e lansimit të shërbimit dhe vendet në të cilat do të lëshohet, edhe pse nuk pritet që shërbimi i ri i YouTube të mundësohet në të njëjtën kohë në tregjet evropiane sikurse në SHBA.

Google është nën presionin e lansimit të një shërbimi të suksesshëm të muzikës, ndërsa ka bërë edhe marrëveshjet e licencimit me produksionet e mëdha muzikore, mbase duke i qetësuar dyshimet e këtyre të fundit të cilët patën pretenduar se YouTube po i dëmton të ardhurat e tyre. (Telegrafi)