Rtv Pendimi
Samet Tours
Vip Well
auto lider
Good life Restaurant
Lajme

Zagreb, konferencë rajonale mbi turizmin

Muslim Shop

Në konferencën rreth turizmit vjetor “A mundet turizmi kroat 365? – Hapi 2”, në Zagreb marrin pjesë tre ministra nga rajoni me qëllim të arritjes së lidhshmërisë, bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave për forcimin e fazës të para sezonit turistik dhe pas sezonit turistik, raporton Anadolu Agency (AA).

Problemi i sezonalitetit të lartë dhe mungesës së sezonit turistik gjatë tërë vitit janë të përbashkëta për shumicën e vendeve mesdhetare, prandaj në konferencë marrin pjesë ministri Zdravko Poçivalshek nga Sllovenia, ministri Blendi Klosi nga Shqipëria, ministri Pavle Raduloviç nga Mali i Zi dhe si nikoqiri, ndihmës ministri kroat i Turizmit Frano Matushiç.

Ministri slloven i Turizmit për bashkëpunimin mes Kroacisë dhe Sllovenisë në fushën e turizmit tha se ishte në nivelin më të lartë, duke theksuar se dy vendet bëjnë promovime të përbashkëta në tregjet e largëta të Japonisë, Koresë së Jugut dhe Kinës, për disa vite me radhë nën sloganin e përbashkët “Experience Croatia, feel Slovenia”.

“Në Slloveni nuk kemi të bëjmë me çështjen e sezonalitetit, sepse në ato katër muaj, nga 6 deri në 9, 50 për qind e të gjitha bujtjeve janë realizuar ndryshe nga Kroacia, e cila bën mbi 80 për qind në atë periudhë”, tha Poçivalshek.

“Turizmi nuk ka kufizime, turizmi lidh. Nëse duam të jemi të suksesshëm si një rajon, ne do të duhet të bashkëpunojmë dhe të promovojmë së bashku rajonin”, përfundoi Poçivalshek.

Ai si sukses theksoi faktin se në tre vitet e fundit Sllovenia ka rritur numrin bujtjeve për 1 milion në vit, kështu vitin e kaluar ka regjistruar mbi 12 milionë bujtje.

Ministri malazez Raduloviç deklaroi se Mali i Zi po përpiqet të pozicionojë veten si një destinacion turistik gjithëvjetor me cilësi të lartë, duke lehtësuar sezonalitetin që ofron dielli dhe deti.

Ai shtoi se “është e nevojshme që ofertën e ndarë të vendeve të rajonit ta bashkojmë me një bashkëpunim cilësor dhe të marketingut në një grup të madh”.

Raduloviç e konsideroi si të shkëlqyeshme bashkëpunimin aktual të turizmit midis vendeve të rajonit në fushën e industrisë së turizmit që marrin pjesë në këtë konferencë.

Në Kroaci, turizmi përbën 17 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) tha Buriloviç, duke shtuar se vendet me ekonomi të fortë këtë pjesë e mbajnë në rreth 5 për qind, duke forcuar segmente të tjera dhe aktivitete plotësuese të turizmit.

Të ngjajshme

Emri Muhammed në listën e emrave më të preferuar në Angli dhe Uells

Kushtrim Guraj

Kolonë e gjatë në autostradën Fushë Kosovë-Veternik

Kushtrim Guraj

BE, azil kërkuan 19.700 të mitur të pashoqëruar

Kushtrim Guraj

Kosovari i verbër, lexues entuziast i Kur’anit

Kushtrim Guraj

Kosovës i shtohet një Doktor Shkence në fushën e Tefsirit

Kushtrim Guraj

Prizren, mbahet konferenca “Turqishtja dhe situata ligjore e turqve të Ballkanit”

Kushtrim Guraj

Haradinaj i drejton thirrje Vuçiçit për reflektim

Kushtrim Guraj

Kurbanat e paguar (Lista ) 2016

Kushtrim Guraj

Kosovë, rritet ndërgjegjësimi i konsumatorëve për cilësinë e produkteve

Kushtrim Guraj