Dy të rinj turq të porsadiplomuar kanë prodhuar një çip në fushën e teknologjisë së telekomunikacionit 5G dhe më të avancuar.
Për këtë projekt, të rinjtë turq kanë fituar çmimin e suksesit të lartë në Simpoziumin e Qarqeve të Integruara të Radiofrenkuencave (RFIC), që organizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Falë zbulimit të lartpërmendur, videot me qartësi të lartë (HD) do të mund të shkarkohen në telefonat celularë vetëm për 1 sekondë nëpërmjet shpejtësisë 5G.
Së afërmi, teknologjia e re në fjalë do të jetë në shërbim të miliona njerëzve./kohaislame