Zbulohen detajet e Samsung Z3 në Tizen

Më parë gjatë muajit është thënë se Samsung Z3 ishte paraqitur në FCC për aprovim, duke zbuluar disa detaje në lidhje me specifikat e pajisjes së përfolur.

Sikur kjo të mos ishte e mjaftueshme, telefoni më i ri i Samsung i bazuar në sistemin operativ të kompanisë – Tizen, modeli Samsung Z3 tashmë ka rrjedhur online, duke zbuluar edhe dizajnin e telefonit.

Pamjet e reja të publikuara online krahasojnë Samsung Z3 me modelin më të vogël Samsung Z1, dhe gjithashtu shihet edhe gjuha e dizajnit e vendosur nga Samsung në modelin e ardhshëm të telefonit që bazohet në Tizen.

Siç mund të shihet, Samsugn Z3 është dukshëm më i madh se paraardhësi i tij, dhe përmban një ekran më të mirë.

Samsung Z3 do të vijë me një ekran me diagonalen prej 5-inç në Super AMOLED dhe rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve,

procesorin 1.3GHz, quad-core Spreadtrum SC7730S, 1.5GB RAM, kamerën e përparme 5MP, 8MP mbrapa, baterinë me 2600 mAh, mbështetje për SIM kartelë të dyfishtë dhe me Tizen 3.0 si sistemin e saj operativ. (Telegrafi)