ee1-1-780x439

Zbulohet ‘qyteti i humbur’ në Egjipt – tregon jetën e faraonëve antikë

Zbulimi i një qyteti 3,000 vjeçar që u zhduk nga rërat e Egjiptit është vlerësuar si një nga gjetjet më të rëndësishme arkeologjike që nga varri i Tutankhamun.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, egjiptologu i njohur Zahi Hawass njoftoi zbulimin e “qytetit të artë të humbur” pranë Luxor të enjten.

Ai tha se gjetja ishte qyteti më i madh antik, i njohur si Aten, i zbuluar ndonjëherë në Egjipt.

Ajo u zbulua brenda disa javësh nga gërmimi që filloi në shtator të vitit 2020.

Qyteti thuhet se daton që në mbretërimin e Amenhotep III, një nga faraonët më të fuqishëm të Egjiptit, i cili sundoi nga 1391 në 1353, para Krishtit.

Qyteti vazhdoi të përdorej nga faraonët Ay dhe Tutankhamun, varri gati i paprekur i të cilëve u zbulua në Luginën e Mbretërve nga arkeologu britanik Howard Carter në 1922.

“Zbulimi i këtij qyteti të humbur është zbulimi i dytë më i rëndësishëm arkeologjik që nga varri i Tutankhamun”, ka thënë Betsy Brian, profesoreshë e Egjiptologjisë në Universitetin John Hopkins në Baltimore, SHBA.

Ajo tha se qyteti do të “na jepte një vështrim të rrallë në jetën e egjiptianëve të lashtë” në kohën kur perandoria ishte në kohën e saj më të pasur.

Ekipi filloi gërmimet në bregun perëndimor të Luxor pranë Luginës së Mbretërve, rreth 500 km (300 milje) në jug të kryeqytetit Kajro.

“Brenda javësh, për habinë e madhe të ekipit, formacionet e tullave prej balte filluan të shfaqeshin në të gjitha drejtimet”, ka thënë Dr Hawass në deklaratën e tij.

“Ajo që ata zbuluan ishte vendi i një qyteti të madh në një gjendje të mirë, me mure pothuajse të plotë dhe me dhoma të mbushura me mjete të jetës së përditshme”. /Telegrafi/