Rtv Pendimi

Zbulohet virusi në “router” i cili ishte i pavërejtur për gjashtë vjet

Kompania Kaspersky ka zbuluar një lloj virusi, i cili ishte i pranishëm në “router” tash e gjashtë vjet dhe nuk ishte vërejtur.

Virusi në fjalë ishte i fshehur që nga viti 2012, ndërsa emrin Slingshot e mori në bazë të emërtimit të gjetur në skedarë.

Edhe pse deri tash janë gjetur vetëm rreth 100 sisteme të infektuara me këtë lloj virusi, sugjerohet se bëhet fjalë për një virus të sofistikuar.

Kodi malicioz ishte gjetur në “router”-ët e kompromituar MikroTik. Sapo Slingshot ka pasur qasje në rrjet, ai ka ndryshuar dosjen nga biblioteka me versionin malicioz, e cila më pas largon skedarët e nevojshëm për të lansuar sulmin në vetë kompjuterin.

Njëri nga sulmet është moduli Kernel Cahnadr, i cili i mundëson sulmuesit të marrë në tërësi sistemin, si dhe të fitojë qasje në memorie dhe në hapësirën për ruajtje. Moduli tjetër sulmues është GollumApp, i cili përmban 1500 instruksione të përdorimit, transmeton KosovaPress.

Një gjë e tillë i mundëson virusit të mbledhë të dhënat nga tastiera, të dhënat nga rrjeti, fjalëkalimet dhe aktivitetet tjera në kompjuter.

TË NGJAJSHME