Zbuloni vlerat e pazëvendësueshme të frutave të thata

Zbuloni vlerat e pazëvendësueshme të frutave të thata

Frutat e thata janë burim vitaminash dhe mineralesh, prandaj është e gabuar ideja se frutat e thata ju shëndoshin. Përveçse të mira në shije, frutat e thata janë shumë të shëndetshme për organizmin.

Nëse jeni duke mbajtur dietë, Fëstkët janë zgjedhja më e mirë, sepse sipas dietologëve, fëstëkët janë frutat e thata që dobësojnë më shumë, ku një kokërr nuk ka më shumë se 4 kalori. Për të shuar urinë këshillohet që të blini fëstkët me guaskë dhe jo të gatshëm, pasi ato e ulin shumë oreksin. Përveç kësaj, fëstëkët janë burim i vitaminës B6 dhe kaliumit, të rëndësishme për forcimin e sistemit imunitar dhe forcimit të muskujve.
Arrat, janë frutat e thata më të mirat e mundshme për ushqyerje. Arrat janë shumë të pasura me antioksidantë, ndihmojnë trupin të luftojë sëmundjet e zemrës, plakjen e parakohshme dhe kancerin. Sigurisht nuk duhet tepruar me sasinë, është mirë të konsumoni 4 deri në 5 kokrra në ditë. 
Ndërsa Bajamet janë fruta të thata të jashtëzakonshme për t’u ngrënë, për vetë faktin se ato janë të pasura me fibra dhe vitaminën E, shumë të dobishme për një trup të shëndetshëm. Sipas studimeve të fundit, nëse keni propleme me kolesterolin e “keq” duhet të filloni të hani më shumë bajame, sepse është vërtetuar se ulin kolesterolin LDL./ Klan/kohaislameKy artikull është marrë nga http://kohaislame.com.