Rtv Pendimi
Good life Restaurant
auto lider
Lajme

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë Kalın vizitë në Shqipëri

Muslim Shop

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın, si dhe zyrtarë të tjerë nga Turqia po realizojnë një vizitë në Shqipëri, duke patur në fokus diskutimet për projektet e ndryshme që po realizon Turqia në Shqipëri, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi Kalın, kryetari i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Serdar Çam dhe zv.kryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (Dijanet), Selim Argun, kanë mbërritur në Shqipëri gjatë ditës së sotme, ndërsa kanë realizuar një takim me kryeministrin e vendit, Edi Rama dhe takime me drejtuesit e institucioneve turke në Shqipëri.

Kalın, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük dhe zyrtarët e tjerë nga Turqia realizuan një takim edhe me kryeministrin e vendit, Edi Rama, në selinë e Kryeministrisë së Shqipërisë

Zyrtarët nga Turqia janë takuar me ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, në ambientet e ambasadës, ndërsa kanë realizuar një vizitë edhe në zyrat e TIKA-s në Tiranë.

Gjithashtu kanë realizuar një vizitë edhe në universitetin e Fondacionit Turk Maarif, Universitetin New York Tirana.

Ndërkohë kanë vizituar edhe Xhaminë e Namazgjasë në kryeqytetin e Shqipërisë, ndërtimi i së cilës financohet nga Kryesia e Çështjeve Fetare të Turqisë (Dijanet) dhe Fondacioni i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë.

Turqia aktualisht po realizon disa projekte duke i ofruar ndihmë Shqipërisë në disa fusha si në arsim, shëndetësi, infrastrukturë dhe mbrojtje të trashëgimisë kulturore.

Një nga projektet e fundit që ka filluar të zbatohet është edhe ai rikonstruksionit dhe mobilimit të godinës së konviktit numër 6 në Qytetin Studenti në Tiranë, e cila pritet të shndërrohet në një ambient me kushte moderne.

Ndërsa këtë vit, TIKA ka filluar restaurimet e Xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë, Xhamisë së Pazarit në Gjirokastër, Xhamisë Mbret në Berat dhe Teqesë Halveti dhe Xhamisë së Beqarëve në Berat.

Të ngjajshme

Britania ndan 87 milionë paund për muslimanët Rohingya

Kushtrim Guraj

Shqipëria goditet nga një tërmet i fuqishëm

Kushtrim Guraj

BE-ja dhe Britania pajtohen për të vazhduar bisedimet për Brexit

Qëndrim Ibrahimi

Një shqiptar gjendet i masakruar në mal, në Dölauer Heide të Gjermanisë

Qëndrim Ibrahimi

Arabia Saudite thirrje për “qëndrim të vendosur” kundër Iranit

Kushtrim Guraj

Netanyahu paralajmëron aneksimin e enklavës hebraike në Hebron

Urim Isma

“Fluturon” çmimi i naftës pas sulmeve në rafineritë e Arabisë Saudite

Urim Isma

Gjoba për subjektet që shkelin Ligjin zgjedhor

Urim Isma

​Kosova përjetësisht mike e Amerikës

Urim Isma