Rtv Pendimi

Zelandë e Re, lind foshnja me peshë 7.39 kilogram

MELBURN (AA) – Në Zelandë të Re ka lindur një foshnje me peshë 7.39 kilogram dhe supozohet që ky është fëmija me peshën më të madhe i lindur në këtë vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Radios Zelanda e Re, nëna, identiteti i së cilës nuk u zbulua, është nga qyteti Lower Hutt, ndërsa lindja u bë në spitalin në Wellington dhe në jetë solli djalin me peshë 7.39 kilogram.

Më tej thuhet gjithashtu se nuk ka ndonjë informacion se në këtë vend më parë të ketë lindur ndonjë fëmijë me peshë më të madhe.

Lindja ishte cezariane dhe ka zgjatur më shumë se tre orë. Foshnja është e gjatë 57 centimetra dhe ka dyfishin e peshës normale. Nga spitali konfirmojnë se nëna dhe foshnja e saj janë mirë.

Foshnja me peshën më të madhe në Zelandën e Re është djali i dytë në familje, dhe siç mësuam, fëmija i parë peshonte 5.4 kilogram.
Babai i fëmijës, ka thënë se miqtë e tij tashmë kanë filluar të komentojnë se djali i tij është pasardhësi i Jonah Lomu, njërit nga lojtarët më të famshëm dhe më të mirë të ragbit në Zelandën e Re.

“Njerëzit mendojnë se djali im do të jetë pasardhësi i Jonah Lomu. Ne përsëri besojmë se ai do të bëhet një pianist”, thotë babai krenar.

TË NGJAJSHME