Rtv Pendimi
Lajme

Zelensky: Ukraina mund të hetojë Biden-in bazuar në ligjin ndërkombëtar

Presidenti ukrainas, Voldymyr Zelensky, ka deklaruar se Ukraina mund të fillojë një hetim kundër ish-zv/presidentit të SHBA-ve, Joe Biden dhe djalit të tij, Hunter Biden, nëse prokurorët e SHBA-ve paraqesin një kërkesë të bazuar në ligjin ndërkombëtar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Për agjencinë japoneze të lajmeve Kyodo, Zelensky tha se ai i ka shpjeguar presidentit amerikan, Donald Trump, gjatë bisedës së tyre telefonike në muajin korrik se “nëse prokurorët e SHBA-ve kërkojnë bashkëpunim për një hetim të bazuar në ligjin ndërkombëtar, në përputhje me ligjet e brendshme, Ukraina mund të nis një hetim duke ngritur një komitet të përbashkët hetimor”.

Megjithatë, ai mohoi se Trump ka ushtruar presion ndaj tij për të hetuar Biden-in.

“Ndaj meje kurrë nuk u ushtrua presion dhe as kushte nuk u imponuan”, tha Zelensky.

Trump pranoi se ai kërkoi nga Zelensky të hetojnë Joe Biden-in dhe djalin e tij gjatë një telefonate të 25 korrikut.

Joe Biden është një rival i qartë politik për Trumpin si kandidati kryesor demokrat që shkon në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshme./AA/

Të ngjajshme

Gjenden 39 kufoma brenda një kamioni në Britaninë e Madhe

Urim Isma

Shefi i Pentagonit në Irak për të biseduar tërheqjen e trupave nga Siria

Urim Isma

Shqiptarët më dembelët e Evropës, 80 për qind nuk bëjnë asnjë aktivitet fizik

Urim Isma

Thaçi për rezolutën “Bytyqi”: Kur është në pyetje Kosova, SHBA-ja është një

Urim Isma

Erdoğan: Turqia dhe Rusia nuk do të lejojnë asnjë ‘axhendë separatiste’ në Siri

Urim Isma

Sot pritet të takohen përsëri LVV-LDK

Urim Isma

Viktimat e krimit në Kosovë, të pambrojtura

Urim Isma

Rinumërohen mbi 73% e vendvotimeve

Urim Isma

Vuçiq: Kurti po shoqërohet me Rada Trajkoviqin, Beogradi nuk e sheh Kosovën me dylbi ushtarake

Urim Isma