“ZEMRA IME ËSHTË E BARDHË”!!

Çuditem me atë njeri, të cilit kur i thua “pse nuk falesh”, të përgjigjet: “Zemra ime është e bardhë dhe Allahu do të na merr në llogari për nga ajo se sa zemrat e tona janë të bardha”.

Ky lloj i njerëzve është i mjerë. Shejtani tallet me ta dhe i bind se janë pronar të zemrave të bardhë!!

Sa është e logjikshme, që njeriu i cili e len shtyllën e dytë nga shtyllat e Islamit, të posedon zemër të bardhë!!

A nuk e din ky njeri?! Se shkaku i parë i hyrjes në Xhehenem, Ditën e Kiametit, është lënia e namazit!!

A nuk e din ky njeri dhe të tjerët si ai?! Se shumica e dijetarëve thonë se lënësi i namazit nuk do ta nuhat erën e Xhenetit dhe do të jetë përgjithmonë me jobesimtarët në zjarr!!

A nuk e din ky njeri?! Se gjëja e parë për të cilën do të llogaritet, është namazi i tij!!

Plot nga njerëzit e kanë lënë pas dore çështjen e namazit dhe tallet me ta shejtani duke i bindur se ata janë nga të devotshmit dhe se zemrat e tyre janë më të bardha se qumështi!!

O ti lënës i namazit, je i kujdesshëm dhe falu!! Falu para se trupin tënd ta hanë krimbat dhe fytyrën dhe lëkurën tënde ta djeg zjarri i Xhehenemit!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU