“ZEMRA IME ËSHTË E BARDHË”

Çuditem me atë njeri, të cilit kur i thua: “Pse nuk falesh”, të përgjigjet: “Zemra ime është e bardhë dhe Allahu do të na marrë në llogari për nga ajo se sa zemrat tona janë të bardha”.
Ky lloj i njerëzve është i mjerë. Shejtani tallet me ta dhe i bind se janë pronarë të zemrave të bardha.
Sa është e logjikshme, që njeriu i cili e lë shtyllën e dytë nga shtyllat e Islamit, të posedojë zemër të bardhë?!
A nuk e di ky njeri, se shkaku i parë i hyrjes në Xhehenem, Ditën e Kiametit, është lënia e namazit?!
A nuk e di ky njeri dhe të tjerët si ai, se shumica e dijetarëve thonë se lënësi i namazit nuk do ta nuhasë erën e Xhenetit dhe do të jetë përgjithmonë me jobesimtarët në zjarr?!
A nuk e di ky njeri, se gjëja e parë për të cilën do të llogaritet, është namazi i tij?!
Plot nga njerëzit e kanë lënë pas dore çështjen e namazit dhe shejtani tallet me ta duke i bindur se ata janë nga të devotshmit dhe se zemrat e tyre janë më të bardha se qumështi.
O ti lënës i namazit, ji i kujdesshëm dhe falu!! Falu, para se trupin tënd ta hanë krimbat, fytyrën dhe lëkurën tënde ta djegë zjarri i Xhehenemit!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU