Rtv Pendimi

Zenfone 2 me 4GB RAM kushton 439 dollarë

Gjenerata e dytë e telefonit të Asus, Zenfone 2 — njëra prej pajisjeve të para mobile me 4GB RAM e cila është paraqitur në panairin e CES në fillim të këtij viti ka filluar të shitet me para-porosi tek gjiganti online i tregtisë Alibaba, përkatësisht AliExpress.

Në këtë faqe mund të gjenden dy variante të këtij telefoni për tu blerë, njëri version me 2GB RAM që shitet për 299 dollarë, dhe modeli tjetër me 4GB që shitet për 439 dollarë.

Megjithatë, ASUS pati thënë se çmimi i këtij telefoni do të jetë edhe më i lirë se kaq, dhe ka shumë mundësi që ky çmim të jetë vetëm për fillim.

Në mesin e karakteristikave tjera të këtij modeli janë edhe ekrani me 5.5” në full-HD, procesori quad-core Intel Atom CPU, porti për microSD, kamera e pasme me 13MP, ajo frontale me 5MP, dual-SIM dhe lidhja për LTE bashkë me baterinë prej 3,000 mAh.

Zenfone 2 bazohet në Lollipop dhe versionin më të ri të ndërfaqes së telefonit, Asus Zen UI. (Telegrafi)

TË NGJAJSHME