Rtv Pendimi
Lajme

Zeqir Memeti, dhuroi punimin e logos së Radio Pendimit nga arti i veçantë i gjilpërave (Foto)

Dhurata më e bukur për RTV Pendimin, e punuar me artin e gjilpërave nga njeriu që e çmojmë shumë, i nderuari prof. Zeqir Memeti!

Logo-ja e Radio Pendimit është punuar në qeshor të vitit 2017 dhe është prezentuar në ekspozitën “Perlat e Kur’anit famëlartë” e cila është mbajtur në xhamin e Willit.

Në këtë ekspozitë i nderuari Zeqir Memeti ka prezentuar punime të artit islam, shkrime arabe, xhamia, emrat e Allahut, e në mesin e shumë punimeve ishte edhe logo-ja e Radio Pendimit, të cilën Memeti e quajti radio më e dëgjuar islame në gjuhën shqipe.

Prof, Zeqiri me këtë llojë të artit është marrë që nga vitet e tetëdhjeta. Gjatë këtyre ditëve ai ishte në Prishtinë, ku takoi dizajnerin e RTV Pendimit, Kushtrim Guraj, dhe duke ja dhuruar punimin e duke treguar më shumë emocione punë që ai e bënë me vite.

Së shpejti profesorin Zeqir Memeti do ta kemi edhe me ndonje emision të drejpërdrejt. Më poshtë keni një biografi për profesorin e nderuar së bashku me disa fotografi. /RTV Pendimi/

Zeqir Memeti. U lind më 12.10. 1958 në f. Zhelinë. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje ndërsa gjimnazin në Tetovë.
Studjoi në fakultetin Filozofik, në degën e pedagogjisë në Prishtinë.
Aktualisht punon si punëtor profesional – pedagog në sh.f. “ Luigj Gurakuqi “ të Zhelinës.
Krahas punës profesionale merret edhe me një lloj arti të veçant ( Arti i Gjilperzave ). Punimi i pare ka qene në vitin 1987 në kuizin e mirënjohur KVISKOTEKA të televizionit të Zagrebit. Punimi “ maskota e kuizit “ merr çmimin e dytë të konkursit.

Në vitin 2009 ka promovuar ekspozitën “ FALËNDERIM PËR NDIHMAT “
Në vitin 2012 ka promovuar ekspozitën “ PERLA që flasin SHQIP PREJ 100 VJETËSH”
Në vitin 2017 ka promovuar ekspozitën ” Perlat e Kur’anit famëlartë ”

Ka bërë edhe disa punime të tjera si : Hartën e Kosovës me mbishkrimin GËZUAR PAVARËSIA të cilën në ditën e shpalljes së pavarësisë ia dhuroi Kuvendit të Kosovës, një punim për 100 vjetorin e alfabetit si dhe disa shkrime e punime tjera.

Planet për të ardhmen janë shumë ambicioze !

Të ngjajshme

COVID-19, Turqia punon për paketën gjithëpërfshirëse “mburoja e punësimit”

Kushtrim Guraj

Ushtria e Libisë nis operacion të ri për çlirimin e Sirtes dhe bazës ajrore Al-Jufra

Kushtrim Guraj

Siri, bie dëshmor një ushtar turk në Idlib

Kushtrim Guraj

Kosovë, shqiptari kujdeset për serben e moshuar, banoren e vetme në fshatin e braktisur

Kushtrim Guraj

“Turqia nuk do t’i braktisë vëllezërit libianë në mëshirën e puçistëve”

Kushtrim Guraj

Ushtria e Libisë çliron Tripolin, niset drejt qytetit Tarhuna

Kushtrim Guraj

Avdullah Hoti merr detyrën si kryeministër i Kosovës

Kushtrim Guraj

BE, strategjia e rimëkëmbjes në forcimin e teknologjisë së pastër dhe të gjelbër

Kushtrim Guraj

OKB nuk arriti të mbledhë fondin humanitar prej 2,4 miliardë dollarë për Jemenin

Kushtrim Guraj

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU