Rtv Pendimi
Samet Tours
Good life Restaurant
Vip Well
auto lider
Lajme

Zëri i fëmijëve sirianë ëndërron të rindërtojë vendin e saj

Muslim Shop

Vajza siriane Bana Al-Abed e cila nëpërmjet rrjeteve sociale e njoftoi botën për masakrën në rajonin e Halepit të Sirisë, tha se është e lumtur në Turqi, por një ditë duke u kthyer në vendin e saj, ëndërron ta rindërtojë.

Al-Abed nëpërmjet postimeve të saj e kishte njoftuar botën për masakrat e regjimit të Bashar Al-Asadit në 3 muajt e fundit të vitit 2016.

Me përpjekjet e Turqisë vogëlushja siriane pasi ishte nxjerr nga rajoni i rrethuar, ishte dërguar në Ankara. Ajo intervistën e parë për Anadolu Agency (AA) e dha më 21 dhjetor 2016, ku kishte ndarë ditët e jetuara me frikë dhe pritjet nga e ardhmja.

Ajo tani është 9 vjeç dhe shtetase e Turqisë. Al-Abed edhe një herë foli për AA. “Para luftës në Siri kisha një jetë të mirë”, u shpreh ajo. “Pasi filloi lufta çdo gjë u ndryshua. Kisha frikë nëse unë ose dikush nga familja ime vdes”, tha Al-Abed.

Ajo gjithashtu tregoi se një shoqe e saj me emrin Yasmin ka vdekur nga sulmet. “Në çdo vend, veçanërisht në Siri fëmijët refugjatë u bënë viktima të bombardimeve dhe përleshjeve. Që të mund të kthehen në vendet e tyre duhet të sigurojmë paqe në vendet e tyre”, theksoi ajo.

“Ëndërroj që ta shndërroj këtë botë në një vend më të mirë. Shpresoj të ndryshoj shumë gjëra”, shtoi ajo.

– “Kujtoj se si qanin fëmijët në autobus të detyruar të migrojnë”

Ajo në lidhje me udhëtimin e saj nga Halepi në drejtim të Turqisë thotë se “Ishte shumë e vështirë. Kujtoj se si qanin fëmijët në autobus të detyruar të migrojnë”.

Al-Abed tregoi se udhëtimi me autobusë ka qenë i vështirë, ku kanë mbetur të uritur dhe janë lodhur.

“Ditën e nesërme kur mbërritëm në Turqi, u takuam me Presidentin Recep Tayyip Erdoğan. Më kujtohet se isha e lumtur, me emocione por edhe pak druajtje. Kisha një mesazh nga fëmijët sirianë, dhe ajo ishte që fëmijët të jetojnë në paqe në botë” theksoi Al-Abed.

Ajo tha se Turqinë e do, dhe se është një vend i sigurt dhe në paqe. “Jam shumë e lumtur se jam shtetase e Turqisë. Por çdo herë ëndërroj të kthehem në vendin tim. Vonë ose herët do të kthehemi dhe do ta rindërtojmë shtetin”, përfundoi ajo.

Të ngjajshme

Shkup, realizohet shëtitje me biçikletë nëpër Çair

Kushtrim Guraj

Parlamenti turk ratifikon ligjin e ri për shërbimin ushtarak

Kushtrim Guraj

Kufiri SHBA-Meksikë, vijë kufitare e vdekjeve të pandërprera të emigrantëve

Kushtrim Guraj

Erdoğan dhe Trump do të takohen në Samitin G-20 në Japoni

Kushtrim Guraj

Haradinaj: Ndërhyrja e NATO-s, e prirë nga Amerika, ktheu shpresën tek populli ynë

Kushtrim Guraj

Putin zgjat sanksionet ruse kundër BE-së

Kushtrim Guraj

Gjykata refuzon kërkesën e 11 të akuzuarve në rastin “veteranët”

Kushtrim Guraj

BeH, 13 vite burg për ish-ushtarin serb për krime kundër njerëzimit

Kushtrim Guraj

Djali i Mohamed Morsit falënderon Erdoğanin për mbështetjen

Kushtrim Guraj