20221213031525_IMG_1706-01-scaled

Zëvendëskryetari i Dijanetit, dr. Selim Argun, mbajti ligjëratë në Fakultetin e Studimeve Islame

Zëvendëskryetari i Dijanetit të Turqisë, dr. Selim Argun, vizitoi Fakultetin e Studimeve Islame, ku u prit nga dekani i këtij Fakulteti, dr. Islam Hasani, i cili i dëshiroi mirëseardhje dhe e falënderoi për vizitën.
Dr.Selim Argun, mbajti një ligjeratë para studentëve të FSI-së me temë: “Vakëfet në qytetërimin islam nga e kaluara në të ardhmen”.
Në këtë takim me studentët, kryeimami i Kosovës Vedat ef. Sahiti, njoftoi se zyra e Dijanetit ka vendosur të shpërndajë bursa për nxënësit e klasëve të dhjeta të Medresesë “Alaudin”, si dhe për studentët e vitit të parë të Fakultetit të Studimeve Islame.
I shoqëruar nga Myftiu Tërnava dhe zyrtarë të Bashkësisë Islame të Kosovës, dr. Selim Argun do të vizitojë edhe objekte e qendra të tjera fetare.