Ndërroi jetë një i ri … shokët e tij morën iniciativë për ndërtimin e një xhamie për të.
Ndërroi jetë një e re … shoqet e saj e hapën një bunar për të.
Tjetri kur ndërroi jetë … shokët e tij vendosën Mus’hafa nëpër xhamia për të.
Tjetra jep sadaka për çdo muaj për shoqen e saj të vdekur …
Dhe tjetra ngrihet natën dhe lutet për shoqen e saj të vdekur që Allahu t’ia fal…
Kjo është fryti i shoqërisë së mirë.
Zgjedhe shoqërinë e mirë, sepse njeriu është në fenë e shokut të tij.
O Zot furnizona me një shoqëri, e cila do të më rikujton pas vdekjes sime.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU