Rtv Pendimi

ZGJOHUNI DHE ZGJONI

I Dërguari i Allahut në dhjetëshen e fundit të Ramazanit e gjallëronte natën, i zgjonte familjarët dhe e shtërngonte rripin. Finalen e kuptonte shumë seriozisht. Mu për këtë, e kalonte natën në ibadet dhe përkushtim ndaj Allahut. Kjo është gjallëria e vërtetë, e jo sikur mendojnë shumica se gjallë është vetëm ai që frymon. Gjallë, pra është ai që frymon si duhet, për së mbari, duke ia dashur vetes dhe të tjerëve të mirën, mbi të gjitha duke qenë i lidhur si duhet me Krijuesin Fuqiplotë.
Kjo gjallëri duhet reflektuar dhe përcjellur edhe te familjarët. I Dërguari i zgjonte ata. Edhe ne duhet ta bëjmë të njejtën. Të zgjohemi vet dhe ti zgjojmë të afërmit, të dashurit tanë. Para së gjithash, familjarët dhe fëmijët tanë. Jo vetëm të ua nxjerrim gjumin por ti bëjmë të zgjuar. Ti mësojmë të mendojnë pozitivisht, të bëhen të dobishëm për veten dhe rrethin.
Për më shumë duhet shtrënguar rripin, sikur vepronte i Dashuri ynë në këtë kohë. Kjo kthen balansin në jetën tonë. Na ndal pak prej epsheve dhe kënaqësive, nga teprimi në to, qofshin edhe të lejuara. Na vetëdijëson se jeta kërkon shtërngim rripi për tu përballur me të pakëndshmet e saj. Për të arritë atje ku ia kemi mësy kërkon seriozitet.
Bëni gajret!

Shkruar nga Hoxha Ekrem Avdiu.

TË NGJAJSHME