Zonja e Kryeministrit të Republikës së Turqisë vizitoi Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’

Delegacioni i lart turk i udhëhequr nga zonja e kryeministrit të Turqisë, Znj. Sare Davutoglu, vizitoi Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’.

Pjesë e këtij delegacioni përkrah Znj. Sare Davutoglu ishin zonjat e ministrave të ekonomisë, të punëve të jashtme të shëndetësisë si dhe zonja e ambasadorit të R. Turqisë në Maqedoni, si dhe anëtarë të parlamentit. Delegacioni u prit nga menaxhmenti i Spitalit klinik ‘Acibadem Sistina’, që e shoqëroi atë gjatë gjithë vizitës.

Gjatë turneut Znj. Davutoglu, shprehu admirimin e saj për organizimin dhe funksionimin e spitalit. Ajo tha se vizita në ‘Acibadem Sistina’ i konfirmoi pritjet e saja, për spitalin me nivelin më të lartë e cila është lider në rajon. Theksoi bashkëpunimin e suksesshëm me grupimin shëndetësor ‘ACIBADEM’ duke e theksuar si shembulli i një historie të suksesshme partneriteti.

Znj. Davutoglu e nisi vizitën e saj me qendrën e urgjencës dhe departamentin e pediatrisë. Ajo nuk e fshehu kënaqësinë e saj për mënyrën e organizimit dhe dizajnimit të të gjithë departamentit. Ajo shprehu kënaqësinë e saj për atmosferën në të cilën trajtohen pacientët më të vegjël. Gjatë vizitës, si grua dhe gjinekologe, Znj. Sare Davutoglu tregoi një interes të veçantë për departamentin e gjinekologjisë dhe të IVF-së.

Ajo mbeti e impresionuar nga numri i sikleve të suksesshme të IVF. Sipas saj ky është një numër i konsiderueshëm që dëshmon suksesin e qendrës së IVF në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’. Në komentet e saja, ajo shtoi se kjo qendër e meriton epitetin më të mirë në të gjithë rajonin.

Gjatë turneut Znj. Sare Davutoglu vizitoi edhe qendrën e onkologjisë dhe radioterapisë, ku mbeti e impresionuar nga pajisjet teknologjike të cilat i posedojmë, të cilat përdoren për trajtimin e pacientëve me sëmundje të rënda. Nga specialistët të cilët punojnë në këtë department, mori informacion në lidhje me mënyrën e punës dhe trajtimit të pacientëve të cilët vuajnë nga kanceri.

Znj. Davutoglu përfitoi nga rasti të bisedojë edhe me pacientët të cilët aktualisht trajtohen në ‘Acibadem Sistina’. I përshëndeti ngrohtësisht dhe ju uroi atyre shërim të shpejtë. Pati mundësinë të dëgjonte komentet e tyre pozitive dhe kënaqësinë ndaj trajtimit që marrin në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’.

Vizita e Znj. Davutoglu ishte pjesë e vizitës zyrtare të delegacionit turk në Maqedoni, udhëhequr nga Kryeministri I R. Turqisë, Z. Ahmet Davutoglu.