ZOTI IM, UNË PO NGULFATEM

Zoti im, unë po ngulfatem.
Kjo nuk po vjen si pasojë e ndonjë lidhjeje emocionale që nuk pata sukses ta arrij.
E as si pasojë e shokëve që më lanë të vetëm.
E as si pasojë e ndonjë brenge, që më ngulfat vështirësia e saj.
Po ngulfatem, vetëm se për hir Tëndin, o Krijuesi im.
Po ngulfatem, se e humba kënaqësinë e lotëve që rridhnin për hir Tëndin.
Po ngulfatem nga mungesa e fuqisë të përulem në namazin tim.
Po ngulfatem, ngase e braktisa Kuranin me ditë pa arsye.
Po ngulfatem…
Dhe po shpresoj te Ti, o Zoti im, ta largosh nga unë këtë problem.
Dhe të më udhëzosh në rrugën e drejtë, rrugën Tënde, o Zoti im.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU