Çdoherë kur e përmirëson nijetin tënd, Allahu e përmirëson gjendjen tënde.
Çdoherë që për tjetrin e shpreson të mirën, e mira të vjen prej nga nuk ta merr mendja.
Disa lutje të mira nuk pranohen në atë moment, por ato Allahu nuk i harron dhe ti jep në një kohë më të mirë.
Allahu thotë: Dhe Zoti yt nuk harron kurrë! (Merjem: 64)
Ji i bindur plotësisht se duart e ngritura që i luten Allahun nuk kthehen të zbrazëta asnjëherë!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU