ZTE shënjestron Samsung në SHBA, me modelin Axon

Prodhuesi kinez me sa duket e ka seriozisht me depërtimin në tregun amerikan, pasi që fundmi e ka lansuar markën e re të telefonave Axon, me telefonin e ri të quajtur ZTE Axon.

Me sa duket, me specifikat e ofruara në Axon, prodhuesi kinez ZTE po i synon përdoruesit e Android dhe pjesëmarrësit më të madh në treg me këta telefona, kompaninë Samsung.

ZTE Axon do të shitet për një çmim prej 449 dollarë nga faqja e ZTE’së, si dhe përmes operatorëve mobil sikurse AT&T dhe T-Mobile. Para-porositë për telefonin tashmë kanë filluar ndërsa dërgesat e tij do të fillojnë më 27 korrik.

Axon sjell ekranin me 5.5-inç në trupin e kombinuar prej metali dhe qelqi në variantet Phthalo Blue, Ion Gold apo Chromium Silver, me dizajn dhe paterna për t’i fokusuar ngjyrat.

Telefoni që mbështet LTE Cat 6 bazohet në Android 5.1 dhe Qualcomm Snapdragon 810 me Adreno 430 GPU, 4 GB RAM, 32 GB memorie dhe 3000 mAh bateri me Quick Charge 2.0. (Telegrafi)