Zvogëlon kolesterolin, redukton rrezikun e diabetit

Molla është një frutë, të cilën nëse e konsumoni çdo ditë, do ta mbani mjekun larg. Në vazhdim do të paraqesim disa arsye se pse duhet të hani së paku një mollë në ditë.

– Zvogëlon kolesterolin: Molla me madhësi të mesme përmban rreth katër gramë fibra, disa prej tyre në formën e pektinës, si dhe llojin e pashpjegueshëm të fibrës që lidhet me një nivel të ulët të kolesterolit të keq.

– Redukton rrezikun e diabetit: Në një punim të botuar në, “Journal of Clinical Nutrition”, thuhet se mollët sikurse dardhat dhe boronicat lidhen me një rrezik të reduktuar të zhvillimit të diabetit tip dy, për shkak të një lloj antioksidanti të quajtur antocianina, i cili është gjithashtu përgjegjës për ngjyrën e kuqe, vjollcë ose blu, në ngjyrat e frutave dhe perimeve./Zeri/.