Në një konferencë për media në Seul, Samsung ka konfirmuar se do të tërheq nga tregu rreth 1 milionë njësi të fabletit të saj më të ri, Galaxy Note 7. Shkaku kryesor për këtë vendim që do të marrë kompania jugkoreane janë bateritë e fabletit të cilat mund të marrin flakë.
Samsung ka thënë se përdoruesve të saj do t’ua ofrojë mundësinë e kompensimit të plotë të parave apo përmirësimit të telefonit të tyre, në rast se të njëtit e raportojnë me gabime të tilla në bateri.
Deri më tani kanë qenë deri 35 raste të raportuara tek Samsung, dhe megjithatë kompania ka vendosur t’i tërheq të gjitha njësitë nga tregu, për shkak se cilësia e produkteve të saj dhe mbrojtja e konsumatorëve vie në rend të parë.