Rtv Pendimi

ZYRTARIZOHET FORD RANGER 2015

Fordi më në fund ka shpalosur linjën e re të modelit Ranger.

Shumë fotografi të publikuara për këtë model kishin shtuar spekulimet për specifikat e tij, por këto morën fund pas zyrtarizimit të modelit Ford Ranger 2015.
Kjo makinë ka motor 3.2 litër TDCi me 5 cilindra. Motori vjen me 200 kuajfuqi dhe me marsh prej gjashtë shpejtësish. Ky model tash shpenzon 18 për qind më pak se paraardhësi.
Përpos këtij modeli, Fordi ka shpalosur edhe modelet tjera të linjës së re. Në këtë linjë vjen edhe një model me 4 cilindra me motor 2.2 litër dhe me 160 kuajfuqi. Modeli tjetër është me 130 kuajfuqi dh shpenzon 22 për qind më pak se modeli i kaluar.
Modeli i tretë është me 2.5 litra benzinë dhe me 166 kuajfuqi.
Ford Ranger 4×4 vjen me sistemin më të ri teknologjik. Në modelet e reja të kësaj linje është ekrani 8 inç i ndjeshëm në prekje. Ford Ranger 2015 peshon 3500 kilogramë.
Vetura e re pritet të dalë në shitje gjatë muajve korrik-shtator teksa makinat do të konstruktohen në Tajlandë, Afrikë të Jugut dhe Argjentinë.

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH